Papunësia në Britani mbetet në nivel të njëjtë
Londër, 16 shtator - Papunësia në Britani të Madhe mbeti në 7,8 për qind gjatë tre muajve të fundit deri në korrik, sa ishte edhe gjatë tre muajve paraprakë.
Numri i qytetarëve britanikë që nuk mund të gjejnë punë deri në fund të korrikut është zvogëluar për 8000 njerëz.
Shifra e përgjithshme e të papunëve në shtet tashmë arriti në 2,47 milionë, publikoi Shërbimi kombëtar statistikor i Britanisë së Madhe.