Papunësia në Britani arrin nivelin më të ulët në 10 vjet
Londër, 17 nëntor - Sipas statistikave të reja, papunësia në Britani ka arritur nivelet më të ulëta në dhjetë vitet e fundit.
Gjatë këtyre tre muajve që nga njoftimi i daljes së Britanisë nga BE-ja, janë regjistruar 1.6 milionë të papunë, 37 mijë më pak krahasuar me shifrat para kësaj periudhe.
Statistikat e fundit përfshijnë tremujorin e parë pas \"Brexit-it\", duke treguar një normë papunësie prej 4.8 për qind.
Numri i të punësuarve në Britani ka arritur një rekord të lartë prej 31.8 milionë, ku 49 mijë janë punësuar gjatë kësaj periudhe.