Papunësia në BE në nivel rekord
Bruksel, 1 prill - Për shkak të krizës ekonomike papunësia në 16 vendet eeurozonës ka arritur nivel rekord.
Kuota e papunësisë në shkurt arriti 10 për qind duke shënuar kështunivelin më të lartë që prej gushtit 1998, bëhet e ditur nga Eurostati nëLuksemburg.
Edhe në 27 vendet e BE-së me nivelin 9,6 për qind papunësia ka shënuar një rekord të ri.
Më të prekura janë Spanja me një kuotë prej 19% dhe Letonia me 21,7%.
Më mirë paraqiten Holanda me 4% dhe Austria me 5%.