05 Maj 2024

Papunësia mund të zvogëlohet deri në 10 për qind

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka deklaruar se programit Qeverisës i përpiluar në Bullgari, parasheh zvogëlimin e papunësisë për 10 për qind dhe rritja ekonomike prej 7-8 për qind.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit të anëtarësuar në Aleancës Kosovës të Biznesit (AKB), ministri Beqaj i ka njoftuar të pranishmit lidhur me prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se papunësia mund të zvogëlohet deri në 10 për qind nga numri i regjistruar si të papunë, duke theksuar njëherësh se synimet e këtij plani janë që të ketë rritje ekonomike 7 deri në 8 për qind, duke kërkuar njëkohësisht që njohësit e fushës së ekonomisë që të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka theksuar se tërheqja më e mirë e investitorëve të huaj është trajtimi i mirëfilltë investitorëve vendor e cila do të jetë si pasqyrë reale për të hyrë në biznes.

“Ne kemi ardhur atje me disa shifra të punësimit. Mua më vjen keq që një numër i madh i debatave të cilat janë bërë, por edhe prezantimet edhe mediale jo krejt korrekte e kanë bërë transmetimin e informacionit se ne flasim për zvogëlim të papunësisë nga numri i regjistruar dhe zvogëlim të papunësisë siç është transmetuar dhe ka dallim relativisht të madh në këtë proces dhe kisha lut nga mediat të transmetojnë këtë informacion që ne e dërgojmë. Kjo është e mundshme duke i dhënë hapësirë biznesit për të investuar dhe duke i mbrojtur ato investime të tyre”, ka theksuar Beqaj.

Ndërkohë për procesin e privatizimit, ministri Beqaj ka thënë se ky proces duhet të bëhet sa më shpejt, por se  ky proces nuk nënkupton vetëm privatizim, por edhe transformim të ndërmarrjeve publike.

"Unë jam i bindur që sa më shpejt ne privatizojmë asetet, të cilat janë në formë të shërbimeve, por në fushën tjetër të bëjmë transformime dhe i luti të gjitha mediat të plasojnë këtë porosi flasin jo vetëm për privatizim të aseteve publike jo edhe për transformim të aseteve publike, sepse nganjëherë po përzihen konceptet.”

“Kemi privatizim të Post Telekomit që ka marrë vendim Kuvendi dhe që do të procedohet më të, por njëkohësisht kemi privatizim të rrjetit dhe furnizimit me energji, por nuk kemi privatizim të KEK-ut qysh pretendohet kemi transformimi që do të përfundojë në partneritet publiko privat", ka theksuar ai. N

ga ana tjetër, kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se biznesi vendor është duke u përballur nga një konkurrencë jo e barabartë dhe nga një informalitet i lartë. 

"Asnjëherë bizneset nuk kanë kërkuar që qeveria të bëjë të pamundshme për bizneset e Kosovës edhe pse Kosova dhe biznesi i saj janë në një kohë dhe në një specifikë të ndryshme, por gjithmonë kemi kërkuar që të jemi të barabartë me një konkurrencë, e cila është e ashpër nga jashtë.”

“Ashpërsia e kësaj konkurrence shpesh i bashkëngjitet edhe informaliteti dhe ky informalitet është bërë si dukuri në Kosovë dhe kjo po e ngacmon ekonominë formale. Ngacmon aq masë sa që shumë biznese po e mbyllin bizneset, disa janë duke u hamendur që të kalojnë në informalitet", ka theksuar Shahini.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet të harmonizoj zhvillimin, prodhimin, por edhe rritjen e pagave, por mbi të gjitha të shtrihet punësimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)