Papunësia mbetet problemi kryesor i të rinjëve
Gjetjet e hulumtimit që ka të bëjë me kënaqshmërinë e të rinjëve me shërbimet publike dhe perceptimin e tyre përkitazi me problemet më të cilat ballafaqohen ata do të prezantohen sot në konferencën për media që do të mbahet në Kolegjin Pjetër Budi në Prishtinë.
Ndër gjetjet e hulumtimit, del se tre problemet kryesore me të cilat ballafaqohet rinia janë problemet nga fusha e ekonomisë, sidomos varfëria e papunësia. Problemi i dytë me radhë është shëndetësia ndërkohë që më pas renditen shkurtimet e shpeshta të ujit.
Në anketën e zhvilluar me 348 të rinjë prishtinas, rinia e tha mendimin e saj edhe për shkallën e kënaqshmërisë me shërbimet publike që i ofrohen, por edhe atë përkitazi me përfaqësimin e prezencën e të rinjëve në subjekte politike dhe në institucionet qendrore e lokale të Kosovës.