Papunësia gjen stabilitet në Eurozonë
Bruksel, 4 gusht - Shkalla e papunësisë në 16 vendet anëtare të BE-së, të cilat përdorin euron, ka mbetur në qershor në nivelin e pandryshuar prej 10 për qind, në përputhje me parashikimet e analistëve.
Numri i të papunësuarve është rritur pak krahasuar me majin, dhe ka arritur gjithsej në 15.7 milionë, treguan të dhënat e zyrës statistikore të BE-së, Eurostat.
Shkalla e papunësisë për meshkujt në vendet anëtare të Eurozonës vitin e kaluar ishte 9.8 për qind, ndërsa për femrat 10.2 për qind.
Shkalla e papunësisë në 27 vendet anëtare të BE-së ka mbetur në qershor në nivelin e pandryshuar prej 9.6 për qind.
Shkallën më të ulët të papunësisë në Eurozonë në qershor e kishte Austria me 3.9 për qind, ndërsa më të lartën prej 20 për qind e kishte Spanja.