20 Nëntor 2024

Papunësia detyron spanjollët të shkojnë në Gjermani

Madrid, 28 maj - Papunësia masive i ka detyruar shumë spanjollë të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë, për të punuar.

Shifra e papunësisë në Spanjë është 27 për qind, ndërsa mes të rinjve arrin në 56 për qind.

Kohët e fundit, një qytezë e vogël spanjolle e prekur nga papunësia, u përfshi në një eksperiment, me qytetin gjerman Vunzidel të Bavarisë.

Qyteti gjerman me shumicën e popullsisë të moshuar, kishte nevojë për krah pune, kështuqë dy qytetet arritën një marrëveshje për punësimin e të rinjve.

Vetëm në vitin 2012, rreth 19 mijë spanjollë emigruan në Gjermani, për të punuar përkohësisht, me shpresën e kthimit në vendin e tyre kur gjendja ekonomike të përmirësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)