06 Maj 2024

Papunësa në Greqi rritet serish në 23. 6 për qind

Athinë, 14 shtator - Përkeqësimi i papunësisë në Greqi vazhdoi edhe në tremujorin e dytë 2012 me një përqindje prej 23,6 kundër 22,6 për qind në tremujorin e mëparshëm, njoftoi të enjten Autoriteti Grek i Statistikave (ASE).

\'\'Në tremujorin e dytë 2011, papunësia u regjistrua në 16,3 për qind\'\', sipas një komunikate të ASE.

Përqindja e papunësisë është dyfishuar që prej fillimit të krizës së borxhit në vitin 2010 duke prekur kryesisht të rinjtë e moshës 15 dhe 24 vjeç. Gratë janë më të prekurat nga papunësia me 62,1 për qind.

Sipas ASE, \"përqindjet më të larta të papunësisë janë regjistruar mes personave të pashkolluar me 35,8 për qind, ndjekur nga ato që nuk kanë përfunduar liceun apo një shkollë teknike me 26 për qind.

Sipas ASE rreth 1,168 milionë persona janë të papunë në një vend me rreth 11 milionë banorë, një rritje me 44,2 për qind në një vit dhe 4,3 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)