Papandreu: Nuk e kemi kaluar ende rrezikun e falimentimit
Athinë, 4 shtator - Kryeministri grek, Jorgos Papandreu deklaroi se Greqia nuk e ka kaluar ende rrezikun e falimentimit edhe pse në pjesën më të madhe është shmangur.
Duke bërë thirrje për ristrukturimin radikal të të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe ekonomisë, Papandreu kërkoi angazhim të përgjithshëm popullor.
Sipas Papandreut, "vendi nuk mund të ndryshohet vetëm prej 15-20 ministrave".
"Dilema është ta ndryshojmë ose të mos e ndryshojmë vendin" tha kryeministri duke theksuar se "pika e dobët në Greqi është shteti dhe se aparati shtetëror është ai që nuk funksionon drejt më së shumti për faj të politikanëve"