Papandreu kundër kreditorëve privatë në shpëtimin e Greqisë
Athinë, 13 qershor - Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu u shpreh kundër një pjesëmarrjeje të kreditorëve privatë në shpëtimin e vendit të tij.
Kjo kërkesë e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble vërtet që është teorikisht e drejtë, por deri tani ka pasur efekt të kundërt, tha Papandreu në një intervistë me një gazetë.
Tregjet janë bërë më nervoze. Kryeministri socialist u shpreh për një taksë për transaksionet financiare, si dhe për emetimin e kredive në euro, të eurobondeve.
Schäuble kërkon ndërkohë një të ashtuquajtur \"ristrukturim të butë\" të borxhit.
Në këtë kuadër, bankat duhet të bien vullnetarisht dakord për një zgjatje të kohës së kthimit të kredive greke.
Në këtë mënyrë, Greqia do të fitonte kohë dhe nuk do t\'i duhet të kërkojë para në tregjet financiare.