Papademos paralajmëron për rrezikun e falimentimit të shtetit
Bruksel, 5 dhjetor - Kryeministri grek Lukas Papademos i ka kërkuar sindikatave të vendit të tij të pranojnë uljet e mëtejshme të rrogave për të siguruar këstin e ardhshëm të kredisë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Pa miratimin nga trojka për dhënien e këstit të ardhshëm, Greqia në mars kërcënohet nga rreziku i një falimentimi, paralajmëroi kryeministri gjatë një takimi në Athinë me punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Sindikatat e hodhën poshtë kërkesën. Punëtorët dhe pensionistët nga kriza janë tashmë të dëmtuar shumë rëndë.
Prandaj nuk ka hapësirë për shkurtime të tjera, u tha më tej. Vizita e ardhshme e trojkës me ekspertë nga BE, FMN dhe Banka Qëndrore Europiane është në mes të janarit.