05 Nëntor 2024

PANQeveria përgatit zhvatjen e 55 milionë eurove nga buxheti

Prishtinë, 5 qershor - Qeveria e Kosovës publikoi vendimin për shpronësim më 26 maj, ku kryeministri Ramush Haradinaj ka nënshkruar shpronësimin e një parcele private për siç thonë ata nevoja administrative të qeverisë. 

Për të njëjtin qëllim më 2 prill patën publikuar shprehjen e interest për shpronësim me sipërfaqe 40 mijë m2.

 Për çfarë bëhet fjalë konktretisht pas këtyre vendimeve?

"Kemi të bëjmë me shpronësimin e një prone, ndërtim dhe parcelë që shkon deri në 50 mijë m2. Prona në fjalë është marrë për 99 vjet nga kompania Dukagjini – Invest shpk e Ekrem Llukës për vetëm 2 milionë euro. Këtë ndërtim privat Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta “shpronësojë” me vlerë rreth 55 milionë euro", bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

 Së pari ky shpronësim sipas Vetëvendosjes po bëhet kundër ligjit për shpronësime publike, dhe duke shkelur të gjitha planet hapsinore në fuqi të Komunës së Prishtinës. Qeveria ka mjaft parcela në pronësi publike ku dhe janë të parashikuara sipas planit ndërtimet për qëllime administrative. Por ka zgjedhur t’i hyj një rrugë me plot korrupsion e abuzim.

"Këta kanë bërë ftesë për ofertim publik dhe kjo me automatizëm, konceptualisht, përjashton ligjin për shpronësim, pasi ligji për shpronësim zbatohet në momentin kur një pronë plotëson një karakteristikë të veçantë dhe kjo çështje nuk është garë e hapur. Vetë hapja e ofertës, vetë fillimi i këtij procesi shkel ligjin për shpronësim."

 "Sipas planit të Prishtinës, kryeqyteti parashihet të zhvillohet si qytet policentrik, në drejtim të juglindjes dhe mbi këtë bazë është ndërtuar për shembull edhe Pallati i Drejtësisë. Dhe po mbi këtë bazë ajo pjesë është shpallur zonë me interes të veçantë nga vet kjo Qeveri", thekson Vetëvendosje.

Vetëvendosje konsideron se mënyra se si po tentohet të bëhet shpronësimi dhe shkelja e planit të kryeqytetit përveç që është në kundërshtim me ligjin është dhe haptazi korruptive.

 Kushdo do të shtronte pyetjen legjitime se mbi cilin plan po bëhet kjo lëvizje.

"Në fakt, në këtë mes, askush në qeveri nuk ka fare plan dhe as agjendë. PANQeveria vepron vetëm në funksion të agjendave të profitit të kompanive kliente të pushtetit. Sapo fillojnë të hartojnë nje plan ai iu ndryshon pasi në të ndërhyjnë interesat. Ata pra, PANQeveria janë në kaos, ndërsa vetëm profiterët e dinë se cka po bëjnë."

"Duan t’i japin 55 milionë euro për një ndërtesë, e cila në asnjë aspekt nuk përputhet me ndonjë interes të planifikuar publik"

 Deputeti Liburn Aliu dhe Këshilltari i grupit parlamentar, Avni Zogiani, paraqitën vendimet e sqarimet për aferën me të re të PANqeverisë me buxhetin e shtetit.

Si dhe paralajmëruan se përveç publikimit do t’i shfrytëzojnë rrugët në Kuvendin e Kosovës, që kryeministri Haradinaj, Ministri i Administratës Publike, Jagxhillar, Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, të ndalen nga procedimi i mëtejmë të këtij shpronësimi abuziv.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)