Panikë bankare në Kazakstan
Astana, 18 shkurt - Tri bankat kryesore në Kazakstan, ka lëshuar një komunikatë të përbashkët të martën duke i bërë thirrje klientëve të tyre që të mos bëjnë panikë.
Banka Kaspiy, banka Alyans, banka TsentrKredit bënë këtë njoftim pasi qindra klientë të tyre ia kishin mësyrë të martën degëve të këtyre bankave për të tërhequr kursimet.
Paniku besohet se u shkaktua nga disa porosi SMS dhe paralajmërimeve të postuara në rrjetet sociale, të cilat thonin se të tri bankat janë para kolapsit.
Banka Kaspiy ka vënë një shpërblim prej 500 mijë dollarë për çdo informatë që do të çonte tek personi/at që nxitën thashethemet.
Këto zhvillimet vijnë një javë pasi Banka Kombëtare Kazake lajmëroi se monedha e tyre \'tenge\' është zhvlerësuar për 19%, çgjë shkaktoi protesta të mëdha në Almaty.