Pandemia e shtrin për tokë ekonominë
Prishtinë, 9 qershor - Si shkak i përhapjes së virusit korona që nga 12 marsi deri me 1 qershor tëi këtij viti thuajse të gjithë sektorët ekonomik në vend u mbyllen për 78 ditë.
Pjesa më e madhe e bizneseve nuk kanë funksionuar duke shënuar humbje marramendëse gati rreth tre muajsh.
Gjatë kasj kohe kanë funksionuar vetëm marketet, barnatoret, furrat e pikat e derivateve derisa, bizneset tjera ishin mbyllur. Po ashtu kanë punuar disa fabrika, ku disa nga të cilat kanë pasur rezultate e disa të tjera kanë punuar me humbje, për shkak të mos funksionimit të bizneseve.
Krahas rënies së ekonomike, ka pasur edhe rënie të remitencave apo parave nga diaspora dhe pasojat e të cilave do të vërehen edhe më shumë ditëve në vijim.
Një ndër sektorët që është goditur shumë nga pandemia Covid-19 është sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kafiterive (HORECA), i cili pritet që ta ketë më të vështirë rimëkëmbjen në muajt në vijim, tha për "Syri.net", zëdhënës i BQK-së Kushtrim Ahmeti.
Sipas tij vështirësitë në këtë sektor do të ndikojnë dukshëm edhe në rënien e kërkesës agregate. Gjithashtu, janë prekur edhe remitencat, të cilat gjatë muajit prill në Kosovë kanë arritur vlerën e 247.61 milionë euro.
Zëdhënësi i BQK-së, tregoi se kjo vlerë paraqet rënie për 21.5 përqind krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.
Sipas parashikimeve të Bankës Qëndrore, remitencat në vitin 2020 pritet të shënojnë rënie prej -4.7 përqind.
Me gjithë kthimin pozitiv të investimeve të bëra nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, deri më 29 maj 2020 humbjet arritën në 28 milionë euro.
Po ashtu edhe sektori i sigurimeve gjithashtu ka qenë i ndikuar nga pandemia Covid-19, meqë gjatë pandemisë kishte rënie të shitjes së policave të sigurimit.
Në 4 muajt e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, numri i policave të sigurimit kishte rënie për afro 28 mijë, nga 131 mijë në 103 mijë apo 21.5% më pak.
"Parashikimet tona preliminare sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin -2% deri -4% për vitin 2020", tha zëdhënësi i Bankës Qëndrore Kushtrim Ahmeti.
Kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini, e vlerëson se pasojat ekonomike të shkaktuara nga Covid19 për 78 ditë janë shumë më e mëdha se sa që ne apo dikush mund të konstaton saktë pa e bërë një studim hulumtues se ku ishim, ku jemi dhe si mund të dalim nga kjo krizë ekonomike që seriozishtë po përballen bizneset dhe qytetarët e vendit.
Ai tha për "Syri.net" se nuk ka sektor që nuk e ka prek pandemia, por duhet theksuar se mikro ndërmarrjet të vogla e të mesme e sidomos ato shërbyese si gastronomia, ndërtimtaria, prodhimi dhe tregtia me shumicë e pakicë jo ushqimor dhe farmceutike.
"Rritja ekonomike këtë vit do të ketë tkurrje të madhe që mund të sillet deri në 10% nëse pandemia rikthehet pas pushimeve verore. Qeveria e Kosoves ishte e pa aftë, jo e përgatitur të menaxhoi pandeminë shendëtsore dhe lehtë u futëm në krizën ekonomike e cila do të zgjatë me shumë se 78 ditë epidemike", tha Shahini.
Sipas tij këtë vit do kemi rënie të investimeve të huaja të remitencave të interesimit të hapjeve të bizneseve të reja, por do ketë natyrisht krizë për bizneset ekzistuese dhe do ketë falimentime dhe mbyllje edhe pse procesi i mbylljes është shumë i ndërlikuar në Kosovë kjo nuk do na jep në fund të vit shifra të sakta sa janë mbyll, por do të dimë sa biznese nuk janë më aktive sa paknaqësi qytetare do kemi dhe sa do jetë papunësi në Kosovë.
"Qeveria e re e ka një momentum të vështirë që të merret me rimëkëmbjen ekonomike, me pandeminë, me dialogun dhe riparimi e mardhënieve me partnert e ndërkombëtar që u shkaktuan për 100 ditë që kjo kërkon energji shtesë dhe kohë më të gjatë sesa ne mund të mendojmë", tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se Kosova ka optimizëm dhe mundësi të dal nga kjo krizë, nëse jemi të bashkuar sikur dikur, kur Kosova rrezikonte të ekzistonte.
Njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, tha për "Syri.net", se tani më është e ditur që pandemia përveç dëmeve duke marrur jetë të njerzëve njëherit ndikoi negativisht në ekonomi, duke parlalizuar si sektorin publik dhe privat duke bërë që bizneset për këta tre muaj të dalin nga tregu që për biznesin është jetike klientela.
Sipas tij pandemia kishte ndikim pothuajse në të gjitha lëmijtë ekonomike, por duke marrë parsysh që sektori i ndërtimtarisë i'u ndal aktiviteti ekonomik dhe njëherit është sektori që tërhjek më së shumti fuqinë punëtore, poashtu edhe ndikimin që ka në shumë sektorë tjerë.
"Vlerësoi që ky vit nuk do jetë i lehtë për sektorin e ndërtimtarisë që rrjedhimisht ka ndikur edhe në gastronomi, në sektorin bankar poashtu edhe në sektorine e tekstilit ku janë dalur tërsisht nga tregu", tha Kadriaj.
Ai shtoi se përrderisa nuk kemi një raport zyrtar kredibil për dëmet që ka shkatuar pandemia nuk guxojmë të japim shifra, por dëmi ekonomik me vetëm është evident në çdo sektorë ekonomimk, sepse edhe ata sektorë që kanë punuar, kanë punuar me kapacitet të kufizuar dhe njëherit me klientel të reduktuar.
"Përdersia edhe para pandemisë kishte mbyllje të bizneseve është normale që të mbyllen bizneset, sepse një biznes të ndal aktivitetin ekonomik për afro tre muaj duke dalur nga tregu dhe njëherit duke i ngarkuar me kosto fikse, kjo do jetë determinuese që të mbyllen bizneset", tha Mustafë Kadriaj.
/syri.net/