02 Nëntor 2024

Pandemia e koronavisurit ka shkaktuar një "shok" për kompanitë në Rusi

Moskë, 14 prill - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke deklaruar se pandemia e koronavisurit të ri (COVID-19) ka shkaktuar një "shok" për kompanitë në Rusi, tha se ekonomia dhe kompanitë ruse ndodhen nën një presion serioz.

Putin bëri vlerësime në një takim të zhvilluar nëpërmjet video konferencës në kryeqytetin Moskë, me zyrtarët lidhur me ekonominë e vendit.

Kërkesa në rënie për shkak të pandemisë COVID-19 është një problem i ndjeshëm si për Rusinë ashtu edhe për vendet e tjera vuri në dukje Putin i cili u shpreh se "Tregtia me pakicë në Rusi u ul me 35 për qind në muajin prill. Kjo në të njëjtën kohë tregon se sa shpejt është zvogëluar tregu".

Putin shtoi se edhe kreditë e reja të hipotekës kanë rënë në mënyrë të fuqishme në bankat kritike në vend.

"Edhe kjo sigurisht që do të ndikojë në sektorin e ndërtimit dhe ato të lidhur me të. Por këtu nuk ka ndonjë gjë të papritur nga ana jonë. Kjo situatë ka krijuar një shok për kompanitë. Por kjo nuk duhet të krijojë një shok të ngjashëm për qeverinë", tha ai.

Pasi nënvizoi se vështirësi po përjetohen si në ekonominë ruse ashtu si edhe në atë globale, Putin vlerësoi "Ekonomia dhe kompanitë ruse ndodhen nën një presion serioz. Pendemia e COVID-19 ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë negativisht tregtinë dhe fuqinë punëtore. Por ne kemi mjetet dhe rezervat e nevojshme kundër krizës. Këto burime ne duhet t’i përdorim në mënyrën më efektive".

Sipas parashikimeve kryesore, ekspertët presin që ekonomia ruse e cila vitin e kaluar u rrit me 1.3 për qind të zvogëlohet me 5 për qind këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)