Panamaja mundësi e re për bashkëpunimitekonomik
Prishtinë 26 nëntor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se një shtet që ka një pozitë të tillë gjeografike ku kufizohet me Oqeanin Atlantik ku e lidh Evropën dhe Afrikën dhe Oqeanin Pacifik që e lidhë me Azinë dhe me Australinë është një mundësi ideale që duhet të shfrytëzohet.
\"Kur krejt kësaj i shtohet fakti se ne vitin 2012 ka pas rritje ekonomike 7.7 % dhe këtë vite planifikohet 8 %, ku sektori bankar është i pozicionuar në vendin e shtatë në botë me 92 Banka dhe ku shërbimet bankare janë më të avancuara në botë e dëshmon rëndësinë e partneritetit me këtë shtet\", ka theksuar Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Ambasadorit të Panamasë z. Jose Manuel Teran i cili vizitoi Oden Ekonomike të Kosovës.
Sipas tij Panamaja e ka zonën e tregtisë së lire te dytën me te madhe në bote pas Hong Kongut dhe e tera kjo e mundëson depërtim e produkteve vendore me shpejte përmes Panamasë në tregun e SHBA e dëshmon më së miri nevojën për bashkëpunim në të gjitha fushat me Panamanë por në veçanti në atë ekonomik,
Ambasadori Teran shprehu kënaqësinë e vizitës se tij në Kosovë ku pa potenciale të shumta të cilat duhet të shfrytëzohen me qëllim që shteti i Kosovës të avancoje edhe më tepër në rrugëtimin drejtë ardhmërisë.
\"Më gëzon fakti që Republika e Kosovës ka hapur Ambasadën e vetë në Panama dhe me siguri këmbimi i informacioneve do të jetë edhe më i madhë dhe i cili do të ndikojë në forcimin e raporteve Kosovë Panama\", ka theksuar ai.
Panama ofron shërbime mjaftë të avancuara financiare, shërbime logjistike konkurruese, produkte bujqësore kualitative dhe të destinuara për eksport, teknologji informative mjaftë të avancuar dhe shërbime të fluturimeve ajrore të shumta ku brenda një dite fluturohet në 72 shtetet të botes.
Të gjitha janë këto mundësi që duhet të shfrytëzohen edhe për bizneset kosovare.
Në të njëjtën kohë Ambasadori Teran ftoi Kryetarin e OEK-ut z. Safet Gërxhaliu që me një grup të biznesmenëve kosovarë të vizitojë Panamanë në Mars të vitit 2014 ku do të mbahet një samit i rëndësishëm ekonomik ku do të jenë 25.000 biznesmen nga e gjithë bota dhe një mundësi e mirë për Kosovën për të u promovuar.