19 Nëntor 2024

Panama mundësi e re për avancim të bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Ambasadorit të Panamasë Jose Manuel Teran i cili vizitoi Oden Ekonomike të Kosovës ka theksuar se një shtet që ka një pozitë të tillë gjeografike ku kufizohet me Oqeanin Atlantik ku e lidh Evropën  dhe Afrikën dhe Oqeanin Pacifik që e lidhë me Azinë dhe me Australinë është një mundësi ideale që duhet të shfrytëzohet. 

Kur krejt kësaj sipas Gërxhaliut i shtohet fakti se ne vitin 2012 ka pas rritje ekonomike 7.7 % dhe këtë vite  planifikohet 8 %, ku sektori bankar është i pozicionuar në  vendin e shtatë në botë me 92 Banka dhe ku shërbimet bankare janë më të avancuara në botë e dëshmon rëndësinë e partneritetit me këtë shtet.

\"Po ashtu Panamaja e ka zonën e tregtisë së lire te dytën me te madhe në bote pas Hong Kongut dhe e  tera kjo e mundëson depërtim e produkteve vendore me shpejte përmes Panamasë në tregun e  SHBA e dëshmon më së miri nevojën për bashkëpunim në të gjitha fushat me Panamanë por në veçanti në atë ekonomik”, theksoi Gërxhali.

Ambasadori Teran shprehu kënaqësinë e vizitës se tij në Kosovë ku pa potenciale të shumta të cilat duhet të shfrytëzohen me qëllim që shteti i Kosovës të avancoje edhe më tepër në rrugëtimin drejtë ardhmërisë.

\"Më gëzon fakti që Republika e Kosovës ka hapur Ambasadën e vetë në  Panama dhe me siguri këmbimi i informacioneve do të jetë edhe më i madhë dhe i cili do të ndikojë në forcimin e raporteve Kosovë – Panama\", pohoi Teran.

Panama ofron shërbime mjaftë të avancuara financiare, shërbime logjistike konkurruese, produkte bujqësore kualitative dhe të destinuara për eksport, teknologji informative mjaftë të avancuar dhe shërbime të  fluturimeve ajrore të shumta  ku brenda një dite fluturohet në 72 shtetet të botes. Të gjitha janë këto mundësi që  duhet të shfrytëzohen edhe për bizneset kosovare.

Në të njëjtën kohë Ambasadori Teran ftoi Kryetarin e OEK-ut z. Safet Gërxhaliu që me një grup të  biznesmenëve kosovarë të vizitojë  Panamanë në  Mars të vitit 2014  ku do të mbahet një samit i rëndësishëm ekonomik ku do të  jenë  25.000 biznesmen nga e gjithë bota dhe një mundësi e mirë  për  Kosovën për të u promovuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)