15 Maj 2024

Panairi i Punës 2012

Prishtinë,  10 Maj - Më 8 maj Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) organizoi Panairin e 9-të të Punës, i cili këtë vit u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, STIKK, dhe e sponsorizuar nga Meridian dhe Ecotrade, ku universitetet pjesëmarrëse ishin: Universiteti Amerikan në Kosovë, Universiteti Iliria, dhe Kolegji Victory.

Hapja zyrtare e Panairit të Punës 2012 u bë me një fjalim nga Z. Nenad Rasic, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale,Z. Erolld Belegu, president i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane, si dhe Z. Enver Doko, kryetar i bordit të drejtor të STIKK. Z. Rasic shprehu mbështetjen e tij për këtë organizim me ç’rast dha informata rreth gjendjes së tregut të punës në Kosovë, i cili theksoi se në vitin e fundit punësimi në Kosovë është rritur për 4%.

Ai gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në Panairin e Punës 2012 dhe iu dha këshilla punëdhënësve dhe atyre që kërkojnë punë, se si të shfrytëzojnë këtë rast për të realizuar qëllimet e tyre. Gjithashtu, Z. Erolld Belegu, falënderoi kompanitë pjesëmarrëse dhe iu urojë një dite të suksesshme.

Ndërsa, z. Enver Doko, përveç se falënderoi kompanitë pjesëmarrëse, dha informata shtesë rreth shoqatës dhe kompanive anëtare. Në përmbyllje, OEAK për të shpërblyer mbështetjen e ofruar nga Pallati i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, e falënderoi z. Bajram Uka, drejtor i Pallatit, me një mirënjohje për përkrahje.

Në panairin e punës 2012, kannë qenë së paku 160 pozita të hapura për punësim. Përveç Meridian Corporation dhe Eco Trade, kompanitë pjesëmarrëse në këtë Panair ishin:

ASHA
Banka Ekonomike
Banka Kombetare Tregtare
Bechtel Enka
Coca Cola Hellenic
Elkos Group
KPMG
MDA
NPG
PR Solution/ Trokit
ProCredit Bank
Asseco
Cactuss
Qendra Teknologjike Zanafilla
DM CONSULTING

Universitetet Pjesëmarrëse:
AUK
VICTORY
ILIRIA
 
Këto kompani prezantuan mundësitë e punësimit dhe të punës praktike, si dhe shfrytëzuan mundësinë për te krijuar rrjet me punëkërkuesit.

Panairi i Punës ishte një rast unik për punëkërkues që të njihen me punëdhënës në Kosovë, dhe kjo është një prej strategjive të preferuara të punëdhënësve për të rekrutuar.

Panairi i Punës organizohet nga Oda Ekonomike Amerikane për gjashtë vite me radhë dhe ka kontribuar në uljen e papunësisë dhe krijimin e një koncepti të ri të kërkimit të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)