Panairi i karrierës pritet te mbahet në qershor
Prishtinë, 14 maj - Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Në takim u diskutua për Panairin e Karrierës që pritet të mbahet në pjesën e parë të qershorit dhe i cili këtë vit do të organizohet bashkërisht nga Oda Amerikane dhe MPMS.
Qëllimi i këtij Panairi është punësimi dhe ofrimi i punës praktike për studentë.