Palmat e mbijetojnë të ftohtin
Kaçanik, 23 prill - Palmat e llojit Bismarckia nobilis qenë mbëltuar vjeshtën e kaluar në qytetin e Kaçanikut, i kanë mbijetuar acarit të dimrit të kaluar.
Stina e pranverës dhe moti i ngrohtë i ka gjallëruar 23 copë palmat e mbjellura përgjatë rrugës Ismail Raka.
Palmat e llojit Bismarckia nobilis qenë mbëltuar vjeshtën e kaluar në qytetin e Kaçanikut.
Mbëltimi i palmave ishte pjesë e projektit dy vjeçar: Rregullimi i gjelbërimit në rrugën Ismail Raka.
Faza e dytë e projektit tani më ka filluar të realizohet ndërsa përmban mbëltimin e 88 copë pisha të argjendta, ndërtimin e 23 mini kopshteve me lule, vend pushimoret dhe ulëset përgjatë rrugës dhe vendosjen e 60 copë shporta për hedhjen e mbeturinave.
Betim Shala, menaxher i projektit ka thënë se në fazën e parë, të realizuar vitin e kaluar, përveç palmave është bërë edhe rregullimi i shiritave të gjelbërimit për mbjelljen e barit slloven të llojit Opatia, mbjellja e 46 copë pisha të llojit Smarak, sistemi i ujitjes nëntokësor pikë pikë. Projekti i gjelbërimit është duke u bërë në gjatësinë e rrugës Ismail Raka, prej 750 metrash ndërkaq për realizimin e të dy fazave të këtij projekti, komuna ka shpenzuar gjithsej 66 mijë e 573 euro.