Pallati i dallavereve
Prishtinë, 26 mars - Qendra më e madhe tregtare në Kosovë, është në prag të falimentimit. Një vendim i dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme i bazuar krejtësisht në dëshmi të paverifikuara, pa asnjë dokument, por vetëm në deklarata gojore, ka bërë që sot Pallati i Rinisë të detyrohet të paguajë kompenzim milionësh paditësve.
Bëhet fjalë për djegien që ka ndodhur para 14 viteve më parë, në qershor të vitit 2000, kur një pjesë e Pallatit të Rinisë e ka kapluar zjarri , me çrast disa biznese kanë deklaruara se mallrat e tyre të djegura në depo kanë pasur vlerë milionëshe.
Ata nuk kanë ofruar asnjë dëshmi për sasinë e saktë të mallrave të humbura, megjithatë Gjykata ka marrë vendimin që ato të kompensohen në vlerë prej 3.5 milionë euro, duke i bllokuar xhirollogarinë Pallatit të Rinisë dhe të gjitha paratë e qirave që paguhen të derdhën në xhirollogaritë private të paditësve.
/Zëri/