08 Nëntor 2024

Pakoja fiskale dy ndikonë në hapjen e vendeve të reja të punës

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga Drejtori I ATK-së Sakip Imeri dhe ud. Drejtorit i Doganës  Fahri Gashi dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu zhvilluan sot konsultimin e parë publik lidhur me Pakon e dytë fiskale për vitin 2017.

Ku u theksua se krijimi dhe promovimi i politikave më të favorshme fiskale është parakushtë për zhvillimin e bizneseve dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Kjo iniciativë e ndermarrë nga Ministria e Financave vie  si rezultat i punës  drejt konceptimit të përmbajtjes së pakos së re fiskale duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e parashtruara nga bizneset.

Gjate prezantimit të nismës për ndryshimet fiskale, nismë e cila është miratuar  gjatë kësaj jave në mbledhjen e Qeverisë, Ministri Hoti u shpreh se Pakoja e re fiskale është dizajnuar me çëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit.

Më specifikisht, sipas analizave dhe vlerësimeve, kjo pako do të përmbajë, lirim nga tatimi doganor, për produktet që konsiderohen si lëndë e parë për procesin e prodhimit tha Ministri Hoti gjatë takimit me Kryetarin e OEK-ut dhe përfaqësuesit e Bizneseve. 

Ai më tej shtoi se kjo pako do të përmbajë shtatë elemente/masa  bazë të cilat janë, Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor, Heqja e normës së akcizës në mazut, Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 përqind apo normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së, Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore, Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës, Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj si dhe Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

Ministri Hoti gjatë takimit me përfaqësuesit e bizneseve u zotua se edhe këto kerkesa të reja të cilat po i ndegjojmë sot nga ju, ne do të mundohemi që ti përfshimë po në këtë pako fiskale e cila do të hyjë në fuqi gjatë vitit të adhëshëm.

Ndërsa Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu  gjtë takimit u shpreh se është një kënaqësi e veqantë që ne si OEK po e mbyllim këtë vit me një sukses shumë të madhë sa i përket ardhjes në ndihmë të bizneseve, dhe ky sukses nuk do të vinte sot para nesh pa ndihmën e Ministrit të Financave Avdullah Hoti, i cili ka bërë një punë jashtëzakonishtë të madhe, dhe kjo po shihet edhe sot me prezantimin e pakos së re fiskale e cila do të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve, hapjes së vendeve të reja të punës por edhe në ngritjen e reitingut të Republikës së Kosovës në të bërit biznes.

Po ashtu edhe zotimi i sotëm i ministrit Hoti tregon edhe njëherë përkushtimin e Ministrit për të qenë sa më afër Biznesit, dhe për këtë në emrin e juaj dhe timin personal e falënderoj shumë.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)