07 Nëntor 2024

Pakoja e dytë fiskale përgjigje në kërkesat e komunitetit të biznesit

Prishtinë, 18 prill - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar sot se hartimi i pakos së dytë fiskale nga ana e Ministrisë së Financave është përgjigje në kërkesat e komunitetit të biznesit dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë një konference për media Gërxhaliu ka shpalosur qëndrimet e OEK-ut lidhur me zhvillimet aktuale ekonomike në vend.

Duke vlerësuar se agjenda politike ka dominuar në Kosovë Gërxhaliu tha se OEK-u është duke bërë çmos që edhe ekonomia ta zërë vendin e merituar.

“Dua të shpalos të arriturat që janë bërë lidhur me krijimin e Pakos Fiskale II për të cilën falënderoj komunitetin e biznesit për kontributin e dhënë përmes adresimit të rekomandimeve për këtë pako”, tha Gërxhaliu.

Kreu i OEK-ut përmendi të  22 pikat e pakos fiskale 2 dhe me këtë rast nënvizoi aktet ligjore dhe nënligjore për lirimin nga tatimi doganor i të gjitha produkteve të cilat konsiderohen si lëndë e parë për pçrodhim, heqjen e normës së[ akcizës për mazut për prodhim, Udhëzimin administrativ për pushimet tatimore për nxitjen e investimeve, nxjerrjen e aktit legjislativ për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit.

Gërxhaliu gjithashtu përmendi edhe rishikimin e ligjit për lojërat e fatit dhe harmonizimi me praktikat më të mira ndërkombëtare, krijimin e portalit të licencave i cili do të mundësonte transparencë në këtë lëmi, ndryshimet dhe plotësimit të ligjit mbi të ardhurat e korporatave dhe ligjit për të ardhurat personale, ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për TVSH , uljen e akcizës për pijet e gazuara dhe të pa gazuara , aktin ligjor lidhur me akcizën për alkoolin etilik për përdorim në mjekësi dhe rregullimin ligjor të prodhimit dhe tatimet për arin në harmoni me praktikat ndërkombëtare.

Gërxhaliu theksoi se fiskalizimi është një pikë që më nuk do të jetë barrë për sektorin privat, por se do të jetë barrë e Ministrisë së Financave përmes së cilës do të përfitojnë qytetarët dhe buxheti i shtetit.

Gërxhaliu foli edhe për ndërmarrjen “Trepça” dhe ligjin për te dhe vlerësoi e se ende nuk është bërë asgjë më tutje. Ai gjithashtu përmendi që “Trepça” ende nuk ka bord si dhe akoma nuk është përfunduar studimi i fizibilitetit.

“Është një resurs që meriton një përkushtim më të madh, sepse ligji nuk është magjik, por ai duhet të implementohet”, tha ai.

Komunitetin e biznesit Gërxhaliu i ka quajtur heronj të pasluftës, ngase përveç punësimit po kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)