29 Prill 2024

Pako ushqimore dhe dhurata për banorët e veriut dhe rastet sociale

Mitrovicë, 29 dhjetor - Në prag të ndërrimit të moteve Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale, ka ndarë pako ushqimore dhe dhurata për rastet sociale, qytetarët e veriut etj.

Poashtu dhurata për fëmijë janë ndarë edhe për familjet e dëshmorëve, mandej për “Handikosin”, “Shoqatën e të verbërve” dhe “Shoqatën e shurdhmemecëve”.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati  bashkë me drejtorin për Mirëqenie Sociale, Kastriot Jashari, kanë marrë pjesë në ndarjen e dhuratave në disa nga këto shoqata dhe organizata, ku janë mirëpritur dhe falënderuar.

Ata kanë premtuar se do të jenë pranë tyre vazhdimisht në mënyrë që të krijohen kushte më të mirë për jetë për të gjithë.

Drejtori  Jashari, tha se për familjet që jetojnë në katër strehimore kolektive në Mitrovicë janë ndarë 63 pako ushqimore në vlerë prej 50 eurosh, që janë siguruar nga buxheti i drejtorisë.

“Kemi siguruar edhe  490 dhurata për fëmijët që jetojnë në veri të Mitrovicës, duke përfshirë edhe fëmijët e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit si dhe 73 dhurata për familjet e dëshmorëve”.

Ai tha se 300 dhurata që janë ndarë për “Handakosin”, “Shoqatën e të verbërve” dhe “Shoqatën e shurdhmemecëve” kanë qenë dhuratë prej firmës “ABC”, në Prishtinë me pronar Gazmend Selmani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)