20 Nëntor 2024

Pagat në Britani shënojnë ulje të paprecedentë

Londër, 14 qershor - Pagat reale të punonjësve në Britaninë e Madhe kanë pësuar një ulje të paprecedentë që prej fillimit të krizës financiare në vitin 2008, sipas një studimi të Instutit britanik të Studimeve Fiskale (IFS).

\"Ulja që kanë pësuar pagat gjatë periudhës së recensionit është e paprecedentë\", deklaroi Claire Crawford e institutit IFS.

\"Kjo ulje shpjegon pse papunësia nuk është rritur\", shtoi ajo.

Ndërkohë, niveli i papunësisë prej 7.8 për qind mbeti i pandryshuar edhe gjatë muajit prill.

Kryetari i opozitës laburiste, Ed Miliband, deklaroi të mërkurën në parlament se rrogat kishin rënë mesatarisht me 1.300 paund në vit që prej ardhjes së konservatorëve në pushtet në vitin 2010.

\"Ju thoni se ekonomia është stabilizuar, por për familjet e zakonshme, jeta është bërë më e vështirë\", shtoi ai duku iu drejtuar kryeministrit konservator David Cameron.

Nga ana e tij, kryeministri britanik deklaroi se niveli i pagave reale ishte pasojë e kolapsit ekonomik që kishte lënë pas pushteti laburist.

Sipas Bashkimit të Sindikatave të Britanisë së Madhe, rrogat janë ulur me 10 për qind në disa zona të Britanisë së Madhe që prej vitit 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)