Pagat e 1.5 miliard punëtorëve "janë në rrezik" nga koronavirusi
Gjenevë, 29 prill - Rreth gjysma e të gjithë punëtorëve në botë janë në rrezik të humbjes së të ardhurave për shkak të pandemisë me koronavirus, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Punë (ILO).
Të dhënat kanë krahasuar të ardhurat e më shumë se 1.5 miliard njerëzve.
Sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka infektuar më shumë se 3 milionë persona në gjithë botën, derisa ka lënë të vdekur gati 220,000 pacientë.
Organizata Ndërkombëtare për Punë ka thënë se personat që janë të angazhuar në punë jozyrtare janë më së shumti në rrezik, përkatësisht punëtorët e sektorit të shitjes, prodhimit dhe industrisë ushqimore.
Deri më tani, mbi 2 miliardë punëtorë joformalë janë përballur me rënie të pagës së tyre për 60 për qind në nivel global, përgjatë muajit të parë të shpërthimit të pandemisë.
“Për miliona punëtorë, mungesa e atë ardhurave nënkupton mungesë të ushqimit, të sigurisë dhe të së ardhmes. Miliona biznese në gjithë botën mezi janë duke marrë frymë”, ka thënë drejtori i kësaj Organizate, Guy Ryder.
“Ata nuk kanë kursime apo qasje në kredi. Këto janë fytyrat e vërteta të punës në botë. Nëse ne nuk ju ndihmojmë, ata thjesht do të humbasin”, ka shtuar mes tjerash ai.