07 Nëntor 2024

Paga mesatare në Kosovë gjatë këtij viti është rreth 363 euro

Prishtinë, 13 nënor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi pjesën e dytë të Hulumtimit të Nevojave të Tregut të Punës , paga mesatare në Kosovë në sektorin privat e publik, mbështetur nga Ministria e Punës e Mirëqneis Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha  paga mestare në Kosovë gjatë këtij viti është rreth 363 euro. Më shumë se gjysma e bizneseve kanë deklaruar se planifikojnë në të ardhmen rritjen e pagave për të bërë më tërheqës vendin e punës.

Ndërsa 75% janë deklaruar se pagat e punëtorëve janë në raport me konkurrencën e tregut. Shikuar në vite, paga mesatare në vendin tonë ka pasqyruar trend pozitiv të rritjes, apo të thuhet një rritje të lehtë nga viti në vit. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i zhvillimit ekonomik. Krahasuar me vitin paraprak paga mesatare është rritur për 4.9%.

Sipas kreut të AKB-së paga mesatare për të punësuarit është rritur në 363 euro, derisa në vitin 2013 ishte 346 euro e më 2011 ishte 327 euro. Pagat neto të paguara në sektorin publik janë rreth 453 euro, derisa në sektorin privat paguhen në shumën prej 363 euro. Sektori publik tejkalon sektorin privat për rreth 90 euro ose për 25% më shumë.

Paga mesatare sipas veprimtarive ekonomike gjatë këtij viti pasqyron një dallim mjaft të madh nëpër sektorë. Kryesisht sektori furnizimi me rryme, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka pagën më të lartë e cila arrin shumën prej 502 euro. Sektori i dytë me i paguar është sektori i industrisë nxjerrëse që arrijnë pagën mesatare prej 448 euro dhe i treti vije sektori i patundshmërive me 423 euro.

Agim Shahini, tregoi se sektorët që mbeten edhe më tutje nën shkallën mesatare të paguar janë sektori i bujqësisë me 224 euro, mandej industria përpunuese me 303 euro, pastaj sektori i tregtisë i cili ka numrin më të madh të të punësuarve që paguan pagë prej përafërsisht 294 euro.

Paga mesatare e paguar sipas nivelit kualifikues arsimor pasqyron se punëtorët me nivel më të lartë arsimimi janë më të paguar, të cilët marrin pagë mbi mesataren prej 363 euro. Kurse të punësuarit me kualifikim të mesëm dhe me kualifikim të ulët marrin pagë nën mesataren kosovare.

Pagat sipas profesioneve kanë një rëndësi tjetër në tregun e punës pasi që shpeshherë kërkesat e tregut kërkojnë punëtorë me shkathtësi të larta profesionale. Menaxherët e lartë kanë pagën mesatare më së miri të paguar e cila shkon deri në 589 euro, mandej vijnë profesionistët me 498 euro pagë mesatare, po ashtu mbi mesataren kosovare renditen edhe teknikët dhe bashkëpunëtorët profesional (424 euro) si dhe nëpunësit (379 euro).

Pagat të cilat janë paguar nën mesataren janë të gjitha të tjerat si punëtorët e shërbimeve dhe shitjes në dyqane me 235 euro, mandej punëtorët e kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit me 224 euro.

Kryetari i AKB-së, tregoi se paga mesatare më e lartë e paguar është në rajonin e Prishtinës me 441 euro, mandej vije Ferizaj me 384 euro, si dhe Prizreni me 378 euro. Nën nivelin e pagës mesatare në shkallë vendi prej 363 euro janë paguar në rajonin e Pejës me 346 euro, pastaj Gjilanit me 341 euro, Gjakovës me 333 euro si dhe Mitrovicës me 321 euro.

Bizneset kanë deklaruar se Ligjin e Punës e zbatojnë në masën prej 75%, ndërsa mbi 20% kanë deklaruar se nuk e zbatojnë atë për shumë arsye, kurse 5% nuk janë përgjigjur.

Shahini, shtoi se Ligji i Punës, duhet të gjejë zbatim në të gjitha bizneset pavarësisht shumë çështjeve të cilat mund të jenë të diskutueshme.

Në pyetjen se cilat janë pengesat kryesore në zbatimin e Ligjit tëPpunës, janë renditur disa pengesa në këtë aspekt. Pushimi vjetor është pasqyruar si një pengesë në zbatimin e ligjit me 45%, derisa 25% nuk kanë pasqyruar pengesa në këtë aspekt si dhe 30% nuk janë deklaruar.

Mjaft interesante është kohëzgjatja e pushimit të lehonisë ku ka treguar se është me pengesa për 48% të deklarimeve të bizneseve, ndërsa 20% kanë theksuar se nuk ka ndonjë arsye për mos zbatimin e ligjit të punës si dhe 32% nuk janë përgjigjur.

Krijimi i vendeve të punës qoftë nga investitorët e huaj apo vendorë dhe ndikimi që mund të ketë përcaktimi i pagës minimale, realisht nuk do të këtë ndonjë efekt për 75% të bizneseve të intervistuara.

Pjesa tjetër e bizneseve prej 15% kanë treguar se mund të prodhojë efekt negativ në krijimin e vendeve të reja të punës pasi që një pagë e ulët zvogëlon gjasat për staf të cilët konsiderojnë se kanë shkathtësi më të larta profesionale për atë vend pune duke pasur parasysh se oferta në treg është në mospërputhje me kërkesën.

Ndërsa 10% e punëdhënëseve nuk kanë dhënë përgjigje se cili do të jetë efekti i përcaktimit të pagës minimale në krijimin e vendeve të punës.

Më shumë se 79,1% e bizneseve kanë deklaruar se punëtorët e tyre janë të pajisur me kontrata të punës ndërsa pjesa tjetër prej 17.9% kanë theksuar se nuk kanë ndonjë kontratë ndërsa 3,0% nuk janë përgjigjur.

Praktikisht, në bazë të Ligjit të Punës ekzistojnë disa lloje të kontratave të cilat mund të lidhen në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në bazë të kësaj bizneset kanë deklaruar se kontratat e lidhura me punonjësit e tyre me kohë të pacaktuar janë rreth 46.2%, po ashtu kontratat me kohë të caktuar (12-36 muaj) janë afërsisht 27.3%.

Kontrata sezonale që janë lidhur ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit arrijnë deri në 5.6%. Pa kontrata pune janë gjetur rreth 17.9% të punonjëseve sipas deklarimeve të punëdhënëseve. Rreth 3.0% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje. Nga gjetjet rezulton se shumica e ndërmarrjeve kanë kontrata të ndryshme me punëtorët varësisht prej dinamikës së punëve dhe zhvillimit të ndërmarrjes.

Agim Shahini, tregon se në përgjithësi punëtorët nuk kanë beneficione aq sa duhet. Beneficionet e ndryshme për punonjës në organizata dhe sipërmarrje të ndryshme variojnë në forma dhe mënyra të ndryshme.

Këto lehtësira për punëtorë janë të mirëseardhura dhe në një farë forme të domosdoshme duke ditur se edhe ashtu pagat e punëtorëve nuk janë edhe aq të larta. Në kuadër të kësaj është e mundur që shumë ndërmarrje të ofrojnë beneficione apo lehtësi të cilat sadopak do të ndikojnë në jetesën dhe standardin e të punësuarve.

Bizneset kanë pasqyruar se pushimi vjetor me pagesë është një prej lehtësirave që realizohet në masën deri 63.3% derisa 23.1% kanë thënë se nuk i ofrojnë këto beneficione dhe 13.6% nuk janë përgjigjur fare. Më shumë se 34.2% kanë deklaruar se ofrojnë edhe pushimin mjekësor me pagesë derisa 13% nuk ofrojnë këto lehtësira, kurse 52.8% nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Kryetari i AKB-së, shtoi se sa i përket transportit apo pagesës së tij është interesant fakti se 60.5% nuk janë përgjigjur, ndërsa vetëm 25% kane thëne se i ofrojnë këto lehtësira kurse 14.5% nuk ofrojnë transport për stafin e tyre.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se  do të marrin parasysh  rekomandimet sa i përket aftësimit profesional e kurrikulave të arsimit që do të gjejnë zbatim.

Jusuf Azemi, kryetar i Sinidkatës së sektorit privat, tha se nuk janë të kënaqur sa duhet me pagën mesatar,por ashtu kanë vendosur.

Rekomandimet e dala nga hulumtimi janë treguar nga Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së.

Të zhvillohet një mekanizëm apo sistem i cili bazohet në indikatorët për monitorimin dhe vlerësimin e performancës dhe në këtë aspekt të bëhet forcimi i llogaridhënies në zhvillimin e resurseve njerëzore në harmoni me objektivat strategjike kombëtare.

Të mësuarit duhet të bazohet në kompetenca dhe duhet përmirësuar mënyrën e reagimit të sistemit arsimor dhe të aftësimit ndaj kërkesave të tregut të punës.

Zhvillimi i standardeve të profesionit duhet të jetë prioritet i Këshillit Ekonomiko Social, në mënyrë që profesionet më të kërkuara në tregun e punës të zhvillohen dhe të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

Kurrikulat e arsimit dhe aftësimit profesional duhet të bazohen në standardet e profesionit dhe të jenë në harmoni me kërkesat e tregut të punës.

Duhet forcuar bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe bizneseve sidomos për praktikën në punë.

Përcaktimi i pagës minimale duhet bërë sipas formulës, po ashtu duhet të eliminohet përllogaritja e vjetër e pagës minimale dhe e ndarjes së saj sipas moshës. Të përpilohet një dokument standard që duhet të shërbejë si udhëzues për përcaktimin e pagës minimale në të ardhmen.

Të ndryshohen indikatorët në ligjin e punës për përcaktimin e pagës minimale pasi që nuk janë të matshëm.

Remitencat duhet të hulumtohen në kuadër të anketës së ekonomive familjare dhe të anketës së fuqive punëtore me qëllim të pasqyrimit të efektit të të ardhurave nga diaspora.

Zhvillimi i sektorëve me prioritet të jetë prioritet edhe në ndarjen buxhetore, në mënyrë që të arrihen rezultatet e pritura.

Zhvillimi i fushatës sensibilizuese rreth shërbimeve publike të punësimit dhe institucioneve jo publike të punësimit, tregoi Ajdini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)