18 Nëntor 2024

Paga mesatare në Kosovë është rritur në 346 euro

Prishtinë, 3 prill - Aleanca Kosovare e Binzeseve, publikoi pjesën e dytë të hulumtimit të nevojave të tregut të punës “paga mesatare në Kosovë”. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se hulumtimi është zhvilluar në 2100 biznese, ndërsa përgjigje kanë dhënë 1480 biznese apo 70.5 për qind.  

Sipas tij procesi i anketimit është zhvilluar drejtëpërdrejt me përgjegjësit e ndërmarrjeve të përzgjedhura dhe intervistat janë zhvilluar sy me sy. Hulumtimi është zhvilluar në të gjitha regjionet e vendit në ndërmarrjet e regjistruara dhe të cilat kanë mi pesë të punësuar. 

Kreu i AKB-së, shtoi se më shumë se 87 për qind e bizneseve të hulumtuara janë kryesisht ndërmarrje të sektorit privat dhe analiza është fokusuar tek ato ndërmarrje pa përjashtuar edhe bizneset familjare ku pjesëmarrja e tyre është 9.8 për qind si dhe ndërmarrjet e sektorit qeveritar dhe publik me 1.7 për qind, pastaj organizatat jo profitabile dhe degët e kompanive të huaja që marrin pjesë me 0.3 për qind përaktësisht 1.0 për qind.

“Paga mesatare në Kosovë, për të punësuarit është rritur në 346 euro, derisa në vitin 2011 ishte 327 euro. Faktori kryesor i kësaj rritje të pagës mesatare në Kosovë vjen si rezultat i progresit ekonomik. Kjo ngritje e theksuar vërehet nëse krahasohet viti 2011 me vitin 2013, ku arrinë shkallën prej më shumë se 5.8 për qind”, tha Agim Shahini. 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesve, tregoi se paga më e lartë është paguar në sektorin e ndërmjetësimeve financiare prej 488 eurosh gjatë vitit 2013  apo 27 euro (5.9 për qind) më shumë se vitin tjetër. Femrat janë paguar 311 euro, ndërsa meshkujt 353.  Punëtorët me nivel më të lartë arsimimi mbeten të paguar më së miri e të cilët marrin pagën mesatare mujore prej 439, ndërsa punëtorët me kualifikm më të ulët arrijnë pagën  prej rreth 272 euro. 

Agim Shahini, tregoi se pagat më të larta për vitin 2013 janë në regjionin e Prishtinës prej 368 eurosh, ndërsa më të ultat janë në rajonin e Mitrovicës prej 299 eurove. Pagat më të larta janë paguar për menaxher  prej 426 eurove,  profesionistët me 395 euro, zejrtarët dhe punonjësit e ngjashëm me 353 dhe profesionet elementare me 313 euro.

“Edhe sektori privat duhet të mendoi për rritjen e pagave edhe më shumë”, tha Agim Shahini.  

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së,  e vlerësoi si shumë të rëndësishëm hulumtimin për pagën mesatare në Kosovës. Ai shtoi se këto paga nuk duhet të mbesin aty ku janë, por duhet që të ngriten edhe më shumë.

Alush Sejdiu, kryetar i Këshillit Ekonomik Social, tha se publikimi i AKB-së do të jetë ndihmes e madhe edhe për KES-in e i cili në mbledhjen e radhës do të diksuoi për pagat e të cilat duhet të ngriten edhe më shumë. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)