Paga mesatare në Kosovë arrin 272 euro

Prishtinë, 7 qershor - Paga mesatare në Kosovë gjatë muajit të tretë të këtij viti ka arritur në 272 euro, njoftoi Enti i Statistikave i Kosovës.
Sipas sipas të dhënave statistikore, pagën mesatare prej 272 eurove e marrin 75.886 të punësuar.
Të dhënat zyrtare nga vendet e rajonit tregojnë se Kosova mund të krahasohet për nivelin e pagave vetëm me Shqipërinë, ku paga mesatare është regjistruar të jetë 242 euro.
Qytetarët e vendeve të tjera ballkanike paguhen dukshëm më shumë se ata kosovarë.