16 Nëntor 2024

Pacolli: Vdekja e punëtorëve në Kazakistan, me mua tërë jetën

Prishtinë, 19 korrik - Pronari i kompanisë “Mabetex” dhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ngjarja e fundit tragjike në Astana të Kazakistanit, ku humbën jetën pesë punëtorë kosovarë, gjatë çmontimit të një skeleje, ka qenë një përjetim shumë i rëndë për të.

Ai ka shkraur në llogarinë e tij në Facebook, se këto ditë i kishte shumë të vështira.

Pacolli  ka shprehur edhe falënderimin për të gjithë ata që e mbështetën, atë dhe kompaninë e tij.

“Të dashur miq, të dashur kolegë dhe të nderuar përfaqësues të mediave”.

“Këto ditë kanë qenë vërtetë shumë të vështira për mua, për familjen time dhe të kompanisë Mabetex. Por më së shumti për familjet e viktimave në Astana, të cilet edhe personalisht i vizitova”.

“Kjo ngjarje tragjike sigurisht që do të jetë me mua tërë jetën”.

“Me këtë postim dua vetëm të ju falenderoj shumë për mbështetjen e juaj në këto ditë të vështira. Për ngushllimet dhe emocionet e juaja. Që ishit me mua, me familjet dhe me kompaninë time në këtë tragjedi”.

“Gjithashtu falenderoj Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, Kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm z. Thaçi për ngushllimet e tyre”.

“I lutem Zotit që kjo mos t’i ndodhë askujt më”.

“Të lutemi se bashku për familjet e viktimave”.

“Faleminderit”, shkroi Pacolli në Facebook

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)