09 Maj 2024

Pacolli, sërish në konflikt interesi

Prishtinë, 3 tetor - Edhe një dokument ka rrjedhur nga sirtarët e Behgjet Pacollit, që dëshmon për zhytje të tij në konflikt interesi. Duke qenë zëvendëskryeministër, në emër të “Mabetex Groupit” ai ka bërë shprehje interesi për një hotel në Vjenë, shkruan Koha Ditore.

Ka qenë data 18 maj e vitit të shkuar, kur Pacolli i është drejtuar me një shkresë Michael Widmann, të cilit ia ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, që ndodhet në Am Schubertring, Vjenë.

Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, ofertën për hotelin e kishte bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të Qeverisë.

Mësymjen e kishte shprehur në kohën kur i ishte dhënë fund një problemi ndërmjet “Shangri-La” dhe “Bautraeger Austria Immobilien”. Një kontratë e lidhur vite më herët ndërmjet tyre, ishte shkëputur tre muaj para se të shkruante Pacolli.

Pacolli, në shkresën e firmosur nga ai, konfirmon kontakte fizike, që për qëllim kanë pasur interesin biznesor

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)