Pacolli propozon samit ekonomik KosovëMaqedoni
Prishtinë, 27 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shpalosur idenë e mbajtjes së një samiti ekonomik midis Kosovës dhe Maqedonisë.
Ai idenë e tij e ka shpalosur dje në takimin me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri.
Sipas kabinetit të zëvendëskryeministrit Pacolli, qëllimi i këtij samiti të bizneseve është që dyja vendet dhe bizneset të trajtojnë dhe analizojnë bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet që kanë interes të përbashkët.
Pacolli ka shprehur interesimin e lartë për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetikë.