20 Nëntor 2024

Pacolli për një vit u pasurua me 130 milionë euro

Prishtinë, 4 qershor - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit i ka ecur biznesi mirë prej kohës sa është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi që pasuria e tij është shtuar për 130 milionë euro vetëm për një vit.

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), ndonëse nuk paguhet nga buxheti i Kosovës, ai sivjet ka arritur një pasuri të përgjithshme prej hiç më pak se 305 milionë euro, duke vazhduar të qëndrojë në krye të listës së politikanëve më të pasur në vend.

Ai vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) kishte deklaruar një pasuri të përgjithshme prej 176 milionë euro, apo rreth 130 milionë euro më pak se sivjet.

Sipas formularëve të AKK-së, të cilët janë bërë publik të hënën, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi kompani me aksione anonime, vlera e të cilave është 125 milionë, derisa kompanitë e tilla vitin e kaluar i kishte vlerësuar vetëm 80 milionë euro. Pacolli nuk ka sqaruar nëse është rritur vlera e kompanive, apo numri i tyre, të cilat i mban sekret për opinionin publik.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se posedon patundshmëri në vlerë prej 200 milionë euro, duke i përfshirë edhe kompanitë anonime.

Ai vazhdon ta konsiderojë veten pronar të hotelit “Grand” në Prishtinë, duke i vlerësuar 3.6 milionë euro aksionet në këtë hotel, pavarësisht se AKP-ja ka kohë që i ka tërhequr aksionet e këtij të fundit.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)