20 Nëntor 2024

Pacolli: Nuk kam blerë tokë në Serbi

Prishtinë, 9 maj - "Nuk kam blerë tokë, nuk kam investuar në Serbi," kështu ka thënë zv/kryeministri Behgjet Pacolli pas shkrimit të një gazete serbe se ai bashkë me një sheik arab ka blerë 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë.

Pacolli në një prononcim për gazetën Tribuna mohon blerjen e tokës dhe çfarëdolloj investimi tjetër në Serbi. Përveçse miqësisë që ka me sheikun arab nuk ka asgjë tjetër, pasi i ka refuzuar ofertat për të blerë tokë në Serbi.

“Është e vërtetë se unë kam shumë miq nëpër botë, në mesin e të cilëve është edhe Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Me sa e di unë, në vizitën e fundit që ai e ka pasur në Serbi, i kanë ofruar mijëra hektar tokë falas për të investuar, por ai nuk ka pranuar. Një është e sigurt, se unë nuk jam i përfshirë në asnjë investim të mundshëm në Serbi”, ka deklaruar Pacolli.

Ai është befasuar me lehtësinë e lansimit të lajmit nga mediet në Kosovë.

“Po më habit fakti, që disa media që ia mbajnë vetes se janë profesionale, nuk kanë provuar fare që ta shtjellojnë këtë dezinformatë”, është shprehur Pacolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)