18 Nëntor 2024

Pacolli kërkon nga Kamenica hapësirë për zonen e lirë ekonomike

Kamenicë, 2 prill - Dega e AKR-së në Kamenicë në kuadër të fuqizimit të saj, pas aderimeve të reja, ka hapur zyrën e nëndegës në Roganë e cila do të shërbejë si pikë kontakti me degën edhe i lokaliteteve për rreth saj.

Në hapjen e kësaj qendre ka marë pjesë edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli.
 
Kryetari i Degës Fatmir Matoshi e njoftoi Presidentin Pacolli me gjendjen aktuale të degës dhe me punën e AKR-së në institucionet komunale.

“AKR në vazhdimësi ka zhvilluar aktivitetin e saj në degë dhe nëndegë dhe pas aderimeve të reja që kanë ndodhur muajin e fundit ka vendosur të hap një pikë kontaktuese në Roganë pasi që kjo është një qendër më e madhe dhe në të gravitojnë edhe lokalitetet përrreth. Kjo zyre do të shërbejë për fuqizimin e mëtejmë të AKR-së.” tha kryetari Fatmir Matoshi.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli ka përgëzuar degën e AKR në Kamenicë për aktivitetin e saj dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për strukturat e partisë duke kërkuar një mobilizim sa më të madh në mënyrë që të triumfojë vizioni politik i AKR-së i cili bazohet vetëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
 
“Kamenica duhet të gjejë një hapësirë prej mbi 50 hektarësh, për të krijuar një zonë të madhe ekonomike, e cila gjithsesi duhet të jetë afër me kufirin, për shkak të shqiptarëve që jetojnë në këto dy shtete fqinje.

“Zona e lirë ekonomike mund të ndihmojë fuqishëm zhvillimin e një anë. Përsa i përket autostradës për Shkup, ajo është e nevojshme në një fazë të mëvonshme ndërsa aktualisht jemi kundër saj sepse autostrada duhet të bëhet deri në Ferizaj dhe prej aty të devijojë në drejtim të Gjilanit, për t`u lidhur me pikën kufitare në ‘Dheu i Bardhë’.” tha Presidenti Pacolli i cili kërkoi edhe mbështetjen e Komunës së Kamenicës për këtë projekt.

Presidenti Pacolli ka ritheksuar se Kamenica mbetet prioritet i tij dhe se investimet këtu do të ndodhin shpejt ndërsa përveq investimeve në Ruboc ka thënë se duhet të studiohet mirë fusha e Novosellës  dhe Kaolina në Karaqevë.
 
Nënkryetari i Degës Satmifer Kryeziu e ka falënderuar Presidentin Pacolli që ka zgjedhur Roganën për të kaluar pasditen me strukturat e AKR-së dhe e e ka siguruar atë se partia është në rrugë të mirë për tu fuqizuar gjithnjë e më tepër.

Për mbështetjen financiare të ujësjellësit në Roganë është falënderuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri Fadil Ismajli.
 
Presidenti Pacolli me bashkëpunëtorët vendosi kurorë lulesh dhe bëri homazhe të lapidari i dëshmorëve “Emin dhe Selver Kryeziu “, ndërsa më pastaj e vizitoi edhe Fabrikën e Mobileve “Besiani” në Roganë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)