16 Janar 2025

Pa pano reklamuese

Prishtinë, 12 dhjetor - Duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar këto ditë, Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë personat fizik dhe juridik që deri më datën 31.12 2012, të heqin të gjitha panot reklamuese, për brezin rrugor  në rrugët nacionale dhe regjionale për të cilat nuk kanë marrë leje dhe pëlqim nga Ministria e Infrastrukturës.

Ministria e Infrastrukturës  ka njoftuar nëpër mjet një komunikate se sipas kësaj urdhërese pas datës 31.12 2012, obligohet inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, që t’i heqë të gjitha panot raklamuese të cilat janë të vendosura në rrugët nacionale dhe regjionale, të cilat tashmë janë vendosur nga personat fizik apo juridik, dhe që nuk kanë pëlqim dhe leje nga Ministria e Infrastrukturës.

“Shpenzimet për dëmtimet e mundshme të panove reklamuese  gjatë heqjes së tyre nuk i bartë Ministria e Infrastrukturës”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)