08 Nëntor 2024

OVL UÇK Pejë ndihmon Veteranët në gjendje të rëndë ekonomike

Pejë, 18 janar - OVL e UÇK-së në Pejë, ka shpërndarë pako me ushqime dhe miell për veteranë të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Pakot janë sponzorizuar nga Shoqata Humanitare Bereqeti dega në Pejë.

Kryetari Gazmend Syla, ka falënderuar SHH Bereqeti, duke theksuar se nuk është hera e parë që kjo shoqatë përkrahë Veteranët e Luftës.

Edhe zyrtarët e SHH Bereqeti, premtuan që edhe në të ardhmen do të jenë në përkrahje të veteranëve që kanë nevojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)