Otto Kentzler viziton Ministrin e Punës
Prishtinë, 11 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit gjerman, Otto Kentzler, ish këshilltar i kancelares Merkel, tash nënkryetar i Asociacionit Evropian për Ndërmarrje të Zanateve të Vogla dhe të Mesme dhe Klaus-Dieter Werthmann përfaqësues i Odës për Biznese të Vogla nga Dortmundi.
Pjesëmarrës në takim ishte edhe Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje me rëndësi për sektorin e punës dhe punësimit si trajnimet profesionale, këshillimet për karrierë, për arsimin dhe aftësimin profesional si dhe për përvojat e shtetit gjerman në themelimin e Agjencisë së Punësimit.