02 Nëntor 2024

Osmani thekson nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe punësim

Prishtinë, 11 shkurt - Sot, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga znj. Ulrika Richardson, koordinatore zhvillimore e OKB-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore, të cilat përkrahen nga këto agjenci. Kryekuvendarja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.

Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatëzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit etj.

Kryekuvendarja Osmani theksoi, po kështu, nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.

Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)