15 Nëntor 2024

Osmani takohet me Samuel Žbogarin

Prishtinë, 29 prill  - Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, ka pritur në takim, Përfaqësuesin Special të BE-së/ Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, i cili me këtë rast ka shprehur urimet e tij dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes që Auditori i Përgjithshëm do të ketë në përmbushjen e mandatit të tij.

Z. Osmani duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme që Bashkimi Evropian ka dhënë për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm në ngritjen e kapaciteteve,  e ka informuar lidhur me objektivat strategjike dhe forcimin e kapacitetit institucional për periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishte ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe kontributin që Zyra e BE-s kishte dhënë në draftimin e tij. Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqur që ky ligj shumë shpejt pritet të miratohet në Kuvend dhe Kosova të vazhdoj rrugëtimin e saj për plotësimin e standardeve evropiane edhe në fushën e auditimit publik.

Gjatë takimit është nënvizuar rëndësia që raportet e auditimit kanë për menaxhmentin e subjekteve të audituara, për të vazhduar të përmisojnë përformancën e tyre dhe përdorin paranë publike në pajtim me rregulloret dhe në mënyrë të efektshme.

Në takim ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të z. Žbogar dhe z. Osmani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)