12 Nëntor 2024

Osmani, priti në takim Ministrin e Diasporës, Valon Murati

Prishtinë, 18 korrik - Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka pritur sot në takim Ministrin e Diasporës, Valon Murati.

Gjatë këtij takimi është biseduar për raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2015, çështjet e ngritura në raport dhe rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm.

Z. Osmani është njoftuar nga Ministri Murati, për përgatitjen e planit të veprimit nga Ministria e Diasporës për të adresuar të gjeturat e prezantuara në raport dhe implementimin e rekomandimeve të dhëna.

Z. Murati ka  vlerësuar auditimin si një mekanizëm të rëndësishëm në avancimin e menaxhimit të mirë dhe kontrollit në Ministrinë e Diasporës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)