Osmani, pranon detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës
Prishtinë, 13 prill - Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka njoftuar se Osmani, tashmë ka pranuar detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.
\"Dëshirojmë të ju informojmë, se Kuvendi i Kosovës ka emëruar Z. Besnik Osmani, Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës me 30 mars 2016, me propozimin e Presidentes, për një mandat pesë vjeçar. Z. Osmani, tashmë ka pranuar detyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës\", thuhet në komunikatën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.