05 Nëntor 2024

OShP ta tërheqë urdhëresën që legjitimon prokurime mbi bazën e dokumentit të dyshuar si i falsifikuar

Prishtinë, 12 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), gjatë analizës së vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP), që ndërlidhen me prokurimet në nivel qendror, ka gjetur se OShP-ja, në Urdhëresën e saj dërguar Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) dje ka kërkuar nga kjo e fundit, që në bazë të një dokumenti të kundërligjshëm, të kthejë në ri-vlerësim tenderin tre milionësh për “furnizim me pemë dhe perime”.

 AQP-ja fillimisht kishte anuluar këtë tender në mungesë të numrit të mjaftueshëm të operatorëve ekonomik të përgjegjshëm. Lidhur me njërin operator të “papërgjegjshëm” në këtë tender, AQP-ja kishte gjetur se ky i fundit në proces të aplikimit dhe ri-shqyrtimit kishte paraqitur vërtetimin tatimor me numër të njëjtë serik me të dhëna të ndryshme.  Me këtë rast, AQP-jA kishte kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), të konfirmojë saktësinë e këtij vërtetimi, ndërsa nga ATK kishte marrë përgjigje se ky dokument i prezantuar nga Operatori Ekonomik, nuk përkonte me gjendjen në sistemin e ATK-së.

Përkundër këtij fakti të prezantuar nga AQP, OSHP-ja kishte vendosur të aprovojë ankesën e OE dhe kishte kërkuar nga AQP të kthejë në ri-vlerësim tenderin, duke injoruar kështu përgjigjen e ATK-së. Arsyetimi i OShP-së se “falsifikimi” i dokumentit të ATK-së është “devijim i vogël në pajtim me nenin 59, pika 4 e ligjit të Prokurimit Publik”, sipas KDI-së nuk qëndron.

Në fakt, ai përbën vepër penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik. Kodi Penal i Republikës së Kosovës, falsifikimin e dokumenteve publike dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme i klasifikon si vepra penale.

Neni 415, Pika 1 e Kodit Penal precizon që “kushdo që me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, marrëveshje të fshehtë kundërligjore apo ndërmerr ndonjë veprim tjetër të paligjshëm me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe më qëllim të ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, dënohet me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet”.

KDI kërkon nga OShP-ja që urgjentisht të tërheq urdhëresën për mos-anulim të tenderit deri në zbardhjen e dyshimeve për paraqitjen e dokumenteve me përmbajtje të rreme nga operatori në fjalë. Gjithashtu KDI-ja i bën thirrje organeve kompetente që të hetojnë rastin në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)