OSCE: Ekonomia italiane po përballet me probleme serioze
Romë, 11 maj - Ekonomia italiane përballet me probleme serioze si një buxhet të pa konsoliduar dhe evazion fiskal.
Përfundimet i ka nxjerrë një raport i Organizata Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSCE).
OSCE-ja nënvizon si detyrë kyçe të Italisë, konsolidimin e buxhetit shtetëror.
"Në qoftë se kjo masë nuk do të merret në kohë, Italia duhet të pakësoje shpenzimet dhe të rrisë taksat", citon raporti.
Një sugjerim tjetër i rëndësishëm është edhe anulimi i kushteve të favorshme fiskale dhe luftua ndaj evazionit fiskal.
Për sa i takon rritjes së GDP-së në vitin 2011, sipas raportit të OSCE-së, ajo do të jetë 1.2%, apo 0.1% më pak se parashikimi i mëparshëm.
Ndërkohë, para vitit 2013-2014, GDP-ja e Italisë nuk do të kthehet në nivelin para krizës ekonomike, thotë raporti.