15 Nëntor 2024

OSBE trajton pabarazinë në të drejtat pronësore dhe trashëgimore

Prishtinë, 7 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot në Prishtinë një fushatë për të ngritur vetëdijen rreth dallimeve gjinore në të drejtat pronësore dhe trashëgimore.

“Qëllimi i fushatës është që të shtojë vetëdijen e publikut, në veçanti grave, për të drejtat e tyre në pronë, me fokus në trashëgimi dhe pronën e përbashkët martesore,” tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë lancimit të fushatës para anëtareve të grupeve parlamentare të grave të nivelit qendror dhe lokal.

“Për OSBE-në, është shqetësues fakti se vetëm rreth 8% e pronës së regjistruar në Kosovë është në pronësi të grave. Ne kemi punuar në mënyrë intensive për ta adresuar këtë çështje në të gjitha nivelet e shoqërisë. Mundësia për të pasur pronë dhe qasje të barabartë në trashëgimi është një hap në drejtimin e duhur drejtë fuqizimit të grave dhe pavarësisë së tyre ekonomike,” shtoi ai.

Fushata pason prezantimin e Udhëzuesit Informativ për Qasjen në Pronë dhe të Drejtat Pronësore të Grave dhe të Burrave në Kosovë nga shtatori deri në nëntor 2015 në të gjitha rajonet e Kosovës. Udhëzuesi është një mjet i rëndësishëm informativ për grupet e grave në nivelin lokal, zyrtarët komunal për barazi gjinore, zyrën e kadastrës dhe institucionet tjera në nivel qendror dhe lokal që punojnë në këtë fushë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)