OSBE publikon vendimet e gjykatave për çështjet pronësore
Prishtinë, 6 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës, do të organizojnë një ngjarje të hënën, më 6 qershor, për të publikuar përmbledhjen e vendimeve kryesore të Gjykatës Supreme që kanë të bëjnë me çështjet pronësore.
Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzulla Hasani dhe Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Edward P. Joseph do ta drejtojnë këtë ceremoni.
Ngjarja do të fillojë në orën 10 në sallën e konferencave të Gjykatës Supreme. Pas përfundimit do të shtrohet një koktej për të pranishmit.
Kjo përmbledhje përmban 50 vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës, të shtypura në gjuhën shqipe dhe serbe.
Kjo do tiu ofrojë gjykatësve të gjykatave të niveleve më të ulëta një burim me vendimet e mëparshme të Gjykatës Supreme, gjë që do ti rrisë njohuritë dhe përvojën e tyre si dhe do të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave pronësore për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë gjithashtu do ti shpërndajë këto përmbledhje në gjykatat komunale dhe të qarkut në tërë Kosovën.