OSBE ofron mbështetje për qasje më të mirë në shërbime
Katalogu i mjeteve juridike dhe ndihmës për pjesëtarët e komuniteteve, i cili do të publikohet në pesë gjuhë (shqip, serbisht, turqisht, në gjuhën romani dhe anglisht), synon të ofrojë udhëzime praktike për qytetarët se kujt ti drejtohen dhe si të paraqesin një ankesë apo të marrin ndihmë, nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur ose cenuar.
Katalogu përmban një listë prej 24 institucioneve, agjencive dhe organizatave si të nivelit qendror, ashtu edhe të atij lokal të cilat mund të shërbejnë si pikë orientuese për ofrimin e ndihmës ose mjetit juridik për individët.