16 Maj 2024

OSBE ndihmon punësimin në Kosovë

Prishtinë, 12 janar – Kosova vuan nga papunësia e madhe. Banka Botërore vlerëson se përqindja e papunësisë është 47 %. Përveç kësaj, komunitetet etnike, duke përfshirë romët e Kosovës, ballafaqohen me diskriminim. Mungesa e qasjes në edukim mund të kufizojë shanset e tyre për të konkurruar në mënyrë të barabartë në tregun e punës edhe ashtu të mbingarkuar.

“Kemi dashur të ndihmojmë në ndryshimin e kësaj gjendjeje,” thotë Bujar Mallakaj nga Departamenti për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në OSBE. “Kemi menduar se pjesëtarët e komuniteteve etnike do të përfitonin nga një projekt që do t’i pajiste ata me shkathtësi praktike siç është saldimi, dhe në këtë mënyrë do të kenë më shumë mundësi të sigurojnë një vend pune.”

Ndjenja e sigurisë

Për Habibin, trajnimi ka ofruar më shumë së që ka pritur. “Kemi mësuar aq shumë gjëra, dhe kemi qenë ekip i mirë me një trajner shumë të mirë. Besoj që bazuar në atë që kemi mësuar aty, jo vetëm që mund të punoj si saldues, por edhe mund të trajnoj të tjerë,” thotë ai.

Për të, kjo ka qenë një mundësi e rrallë edukimi që kur ka përfunduar shkollën fillore në vitin 1994. Trajnimi, i mbajtur nga prilli deri në nëntor të vitit 2011, i ka dhënë atij një profesion dhe një vend pune. “Deri më tani, unë dhe familja ime jemi varur nga ndonjë punë ditore që kam mundur të gjej, dhe 70 euro të ndihmës sociale mujore. Tani kam të ardhura të rregullta dhe ndihem më i sigurt.”

Përveç vendit të punës, Habibi po i vë në praktikë shkathtësitë dhe kreativitetin e tij edhe në shtëpi dhe për fqinjët. Për të testuar shkathtësitë e tij ai ka vendosur të ndërtoj dyert e oborrit që i kanë munguar për mjaft kohë. Dyert e reja kanë shërbyer si një shembull i mirë që fqinjët të shohin se Habibi i është dedikuar saldimit. “Puna nuk është ndalur për mua edhe pse firma tani është në pushim pasi që nuk mund të punojmë me metale në temperature të ulëta. “Njerëzit po vijnë të pyesin nëse mund t’ju ndihmoj për gjëra të ndryshme,” thotë Habibi. “Javën e  kaluar i kam rregulluar një fqinji makinën për përzierjen e cementit,” shton ai.

Profesion afatgjatë

Habibi thotë se është i kënaqur me profesionin e tij të ri. “Ka qenë gjest i mirë nga firma të na punësojë dhe tu ofrojë punë edhe pjesëmarrësve tjerë të trajnimit. Kjo më ka shtyrë që të jap maksimumin,” thotë ai. “Për momentin, planifikoj të vazhdoj punën në firmë, por nëse atje ndalet puna, do të vazhdoj të saldoj privatisht pasi mendoj se mund të siguroj jetesën duke salduar.”

Duke u bazuar në suksesin e këtij trajnimi, Bujari thotë se planifikojnë të hartojnë projekt të ngjashëm për vitin 2012. “Kësaj here do ta shtojmë numrin e pjesëmarrësve në 12, katër nga të cilët do të jenë femra, dhe do të ofrojmë trajnim edhe për hidraulik dhe përpunim të ushqimit.”

Bujari shpjegon se edhe pse në Kosovë ka një kornizë të gjerë legjislative që ndihmon në mbrojtjen e të drejtave të e njeriut, vetëm ekzistimi i saj nuk nënkupton automatikisht jetesë të qëndrueshme dhe integrim social e ekonomik.

"Ajo çfarë duhet është punësimi. Edhe pse ky projekt ka qenë mjaft i vogël, ka dhënë rezultate të mira duke ndryshuar për të mirë jetën e tri familjeve.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)