OSBE ndihmon OJQ-të në monitorimin e financave komunale
Prishtinë, 12 prill - Një punëtori tre-ditore për 40 organizata jo-qeveritare të Kosovës rreth mbikëqyrjes së punës së komunave përfundoi në Mavrovë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, më 7 prill 2012.
Punëtoria u organizua nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për të ndihmuar OJQ-të që të punojnë së bashku dhe zhvillojnë një metodologji të përbashkët të monitorimit dhe raportimit rreth pajtueshmërisë së komunave me menaxhimin e financave dhe rregulloret për qasjes në dokumente zyrtare.
Vendim- marrja transparente dhe shpenzimi transparent i fondeve komunale është çështje integrale për mirëqenien e komuniteteve. Monitorimi i koordinuar i punës së komunave nga një koalicion i OJQ-ve do të ndihmonte në aplikimin e presionit ndaj komunave që ta bëjnë publike punën e tyre dhe ta përmirësojnë konsultimin dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim- marrje, tha Jared Hays, Drejtor i Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Raportimi i përbashkët rreth performansës komunale nga ana e OJQ-ve do të ketë ndikim më të madh. Kjo do ta bëjë më të lartë zërin e OJQ-ve dhe njerëzve që ato përfaqësojnë dhe do ti mbajë llogaridhënës zyrtarët vendorë, shtoi Hays.
OJQ-të janë urë ndërmjet vendim- marrësve dhe popullatës. Komunat duhet ta pranojnë shoqërinë civile si partner në ndërtimin e mekanizmave të vërtetë demokratikë dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore, tha Kristian Hasanaj nga OJQ Iniciativa për Progres.
Në muajt e ardhshëm, Misioni i OSBE-së do të organizojë më shumë se 20 aktivitete përcjellëse për ti udhëzuar OJQ-të në mbajtjen e fluksit të informacionit dhe koordinimin. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë gjithashtu e përfshirë në ofrimin e udhëzimeve rreth kornizës rregullative komunale.