12 Janar 2025

OSBE ndihmon në vlerësimin e planifikimit të buxheteve komunale

Prishtinë, 7 dhjetor - Një punëtori dyditore për planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit në komunat e Kosovës, ku kanë marrë pjesë drejtorë komunal për buxhet dhe financa dhe përfaqësues  të administratës publike, ministrisë së arsimit dhe të shëndetësisë ka përmbyllur punimet  pardje në Mavrovë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Punëtoria është organizuar nga Misioni i OSBE-së dhe Ministria e Financave.

Pjesëmarrësit e punëtorisë kanë konkluduar që dokumentet e propozim buxhetit komunal nuk janë të detajizuara sa duhet, shpeshherë nuk respektohen afatet e brendshme ligjore, dhe pjesëmarrja e publikut në procesin e planifikimit të buxhetit nuk është çdoherë e kënaqshme. Pjesëmarrja e ultë e publikut në planifikimin e buxhetit në vitin 2012 është konfirmuar edhe nga vlerësimi që Misioni i ka bërë këtij procesi.

“Megjithëse shumica e komunave kanë arritur që ta dorëzojmë propozim buxhetin komunal përfundimtar në Ministrinë e Financave me kohë,  procesi përgatitor deri te drafti përfundimtar ka nevojë për përmirësim”, tha Jared Hay, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Demokratizim në OSBE. “Për një proces transparent të përgatitjes së buxhetit, publiku duhet të jetë pjesë e tij dhe duhet të respektohen afatet kohore“.

Mospërputhjet mes listës së të punësuarve në komuna dhe buxhetit të alokuar, sidomos në fushën e arsimit, gjithashtu janë identifikuar si pengesa në ekzekutimin e buxhetit komunal.

“Ka përmirësime në planifikimin dhe ekzekutimin e buxheteve komunale. Megjithatë, bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe harmonizimi i buxheteve komunale me listat e të punësuarve dhe alokimit të pagave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë mbesin sfida, mirëpo ne do të vazhdojmë të mbështesim komunat në këtë drejtim”, tha Petrit Popova, drejtor i departamentit Komunal për Buxhet në Ministrinë e Financave.

Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet proceset e reformave të qeverisjes lokale në Kosovë në përputhje me Kartën Europiane të Vet-Qeverisjes Lokale.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)